Moti sot në Kosovë me vranësira dhe reshje të dobëta shiu

Moti sot në Kosovë me vranësira dhe reshje të dobëta shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga të dobëta shiu në disa zona.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 6 deri në 9 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë.

Share This