Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 36°C

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 36°C

Mbi vendin tonë të premten do të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë ditës do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30 deri në 36 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme.

 

Share This