Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 36 gradë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 36 gradë

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, më të fokusuara rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe ndonjë rigë e izoluar shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33 deri në 36 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës lajmëron qytetarët që t’i shmangen rrezeve të diellit nga ora 10:00 deri në orën 17:00, sepse rrezet UV do të jenë në nivel të lartë gjatë kësaj jave.

Share This