Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 28 gradë

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat deri në 28 gradë

Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24 deri në 28 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Share This