Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të përcjella me shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28 deri në 33 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. Gjatë kësaj jave parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe relativisht i qetë.

Share This