
Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi vendin tonë të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Kjo javë pritet të karakterizohet nga temperatura të larta dhe kushte të qëndrueshme meteorologjike.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 29 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.
Sipas IHK=së indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të mesditës, nga ora 10:00 deri në 17:00. Kujdes i veçantë duhet të tregohet për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.