Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin riga lokale shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 18 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Këtë javë, sipas IHMK-së priten reshje të konsiderueshme dhe përmirësim i kushteve agrometeorologjike. Në disa zona me infrastrukturë të dobët ekziston mundësia për vërshime të shpejta për shkak të intensitetit të reshjeve.

Share This