Moti sot, me diell dhe vranësira të pakta

Moti sot, me diell dhe vranësira të pakta

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 11 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Vetëm sot dhe e premten pritet të ketë vranësira të pakta, ndërsa ditët e tjera do të jenë kryesisht me diell. Gjatë pjesës së parë të javës, të martën dhe të mërkurën, priten ngrica në viset e larta dhe mesatare, si dhe mjegull, sidomos në mëngjes.

Share This