
Moti sot i vranët, temperatura deri në 6°C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot moti do të jetë kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 3°C deri në 6°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.
Gjithashtu, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Kosovë moti pritet të jetë relativisht i ngrohtë. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin mes minus 2 gradë celsius dhe 3 gradë, ndërsa maksimalet parashihet të arrijnë deri në 14 gradë.
“Kjo situatë meteorologjike është rezultat i ndikimit të disa qendrave të presionit të ulët, të cilat kanë përfshirë disa rajone të Evropës. Gjatë pesë ditëve të ardhshme, moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale të herëpashershme me diell, të cilat do të ndikojnë në rritjen e temperaturave gjatë mesditës. Përveç kësaj, në periudha të kufizuara, parashihen edhe riga lokale shiu”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.