
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell me mundësi reshje shiu
Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende- vende pritet të sjellin reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15 deri në 17 gradë Celsius, raporton RTKlive.
Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.
Cilësia e ajrit, sipas IHMK-së, parashihet të mbetet kryesisht e mirë deri mesatare, për shkak të qarkullimit të masave ajrore dhe pranisë së erërave të lehta deri mesatare.
Indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sidomos nga ora 10:00 deri në 16:00.

