Moti sot, i vranët dhe intervale me diell

Moti sot, i vranët dhe intervale me diell

Mbi vendin tonë të dielën do të mbajë mot i vranët dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes, e lehtë deri mesatare.

Share This