Moti sot diell dhe vranësira të pakta

Moti sot diell dhe vranësira të pakta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kurse vranësirat gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-21gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë  deri mesatare”, njofton IHMK.

Share This