
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri njofton se sot vendi do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti sipas SHMU parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si alternime kthjellimesh kryesisht nga orët e me mesditës e pasdite.
Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit dhe lokalisht deri mesatar në zonën e juglindjes.
Nga orët e pasdites reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit bëhen lokale, ndërsa në zonën e veriut me intensitet të ulët e hera-herës lokalisht mesatar.
Era do të fryjë me drejtim verilindje juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.