Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash kryesisht të mesme dhe të larta të cilat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, nga orët e mesditës deri pasdite. Në periudha afatshkurtra, në mënyrë të izoluar kryesisht në male reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 4 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare do të fitojë shpejtësi deri 7m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të  forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/25 Diell re shi
Kukës 8/22 Diell re shi
Lezhë 10/25 Diell re shi
Dibër 9/25 Diell re shi
Durrës 11/23 Diell re shi
Tiranë 12/26 Diell re shi
Elbasan 11/27 Diell re shi
Berat 8/26 Diell re shi
Vlorë 11/25 Diell re shi
Korçë 8/22 Diell re shi
Gjirokastër 8/25 Diell re shi
Sarandë 11/25 Diell re shi
Share This