
Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe shtim vranësirash mesatare e të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht shtrëngata pas orëve të mesditës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina hera-herës pritet të fitojë shpejtësi 6-13 m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 5/14 | Diell re shi |
Kukës | 0/6 | Diell re shi |
Lezhë | 6/14 | Diell re shi |
Dibër | 4/8 | Diell re shi |
Durrës | 7/14 | Diell re shi |
Tiranë | 6/15 | Diell re shi |
Elbasan | 4/14 | Diell re shi |
Berat | 4/15 | Diell re shi |
Vlorë | 7/14 | Diell re shi |
Korçë | 0/9 | Diell re shi |
Gjirokastër | 4/14 | Diell re shi |
Sarandë | 6/15 | Diell re shi |