Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të qarkullimit të një qendre të presionit të ulët mbi Rajonin e Ballkanit shoqëruar me masa ajrore të lagështa.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime të herëpashershme me vranësira mesatare deri të dendura me këto të fundit kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave në një pjesë të madhe të territorit. Prej orëve të vona të mbrëmjes reshjet ndërpriten në pjesën më të madhe të vendit. Mjegull e dendur dhe mjegullinë dhe shikim i reduktuar në momentin e reshjeve të shiut si dhe në orët e para të mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era hera-herës fiton shpejtësi 8-12 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 11/18 Diell re shi
Kukës 10/13

Diell re shi

Lezhë 12/19

Diell re shi

Dibër 8/14

Diell re shi

Durrës 10/19

Diell re shi

Tiranë 12/19

Diell re shi

Elbasan 10/18

Diell re shi

Berat 10/18

Diell re shi

Vlorë 12/19 Re shi diell
Korçë 12/19

Re shi diell

Gjirokastër 9/16

Re shi diell

Sarandë 10/17

Re shi diell

Share This