
Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se depërtimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata veriore mbi vendin tonë bëri që edhe për ditën e sotme moti të jetë i qëndrueshëm dhe i kthjellët e vranësira të pak kalimtare kryesisht nga orët e mesditës.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë në të dyja ekstremet ndërsa mjegulla, mjegullina do të jenë prezentë në orët e mëngjesit e të mbrëmjes përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi deri në 5m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet arriti deri 8m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 2/16 | Diell |
Kukës | -6/7 | Diell pak re |
Lezhë | 3/13 | Diell |
Dibër | -6/9 | Diell pak re |
Durrës | 2/16 | Diell |
Tiranë | 2/16 | Diell pak re |
Elbasan | 4/16 | Diell pak re |
Berat | -2/16 | Diell pak re |
Vlorë | 5/15 | Diell re |
Korçë | -5/7 | Diell pak re |
Gjirokastër | -2/16 | Diell re |
Sarandë | 5/17 | Diell pak re |