Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash, në veriperëndim dhe jug të territorit.

Në Alpe dhe relievet e larta malore në veri e lindje priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-16m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 2-4 ballë.

Prezencë e mjegullës/mjegullinës gjatë orëve të mëngjesit e mbrëmjes, po ashtu në momentin e reshjeve.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/11 Diell re shi
Kukës 1/6 Diell re shi/borë
Lezhë 7/12 Diell re shi
Dibër 3/10 Diell re shi/borë
Durrës 7/17 Diell re shi
Tiranë 7/17 Diell re shi
Elbasan 6/16 Diell re shi
Berat 6/17 Diell re shi
Vlorë 7/16 Diell re shi
Korçë 0/6 Diell re shi/borë
Gjirokastër 5/15 Diell re shi
Sarandë 7/16 Diell re shi
Share This