Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e shtunë do të ndikohet nga pothuajse të njëjtat kushte sinoptike, me mot të qëndrueshëm dhe kryesisht të kthjellët, megjithatë nuk do të mungojnë alternime vranësirash të mesme dhe të larta të përqendruara në relievet malore të vendit.

Sipas parashikimeve, era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era hera-herës do të arrijë shpejtësi 6-10m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore si dhe ngricave në akset rrugore në relievet malore në lindje.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/15 Diell re
Kukës -4/6 Diell re
Lezhë 6/15 Diell re
Dibër -4/8 Diell re
Durrës 4/16 Diell re
Tiranë 4/17 Diell re
Elbasan 4/14 Diell re
Berat                3/17 Diell re
Vlorë 5/15 Diell re
Korçë -4/6 Diell re
Gjirokastër -1/15 Diell re
Sarandë 5/16 Diell re
Share This