Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri në 15m/sek shoqëruar me dallgëzim në dete 2-3 ballë.

Prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore si dhe ngricave në akset rrugore në relievet malore në lindje.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 0/14 Diell pak re
Kukës -1/9 Diell pak re
Lezhë 6/14 Diell
Dibër -3/10 Diell pak re
Durrës 4/17 Diell
Tiranë 2/15 Diell
Elbasan 2/15 Diell pak re
Berat 1/16 Diell pak re
Vlorë 3/16 Diell pak re
Korçë -3/7 Diell pak re
Gjirokastër -2/16 Diell
Sarandë 6/16 Diell

Share This