Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme kryesisht pjesën e parë të ditës.

Reshjet e shiut pritet të jenë prezente në veri dhe përgjatë Ultësirës Perëndimore. Reshjet parashikohen me intensitet të ulët gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gradualisht parashikohet që reshjet e shiut të humbasin intensitet.

Reshjet e dëborës do të vijojnë deri në orët e pasdites me intensitet të ulët në relievet malore në veri-lindje dhe jug në lartësitë mbi 800-metër. Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje 2-10m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi 12-16m/s dhe e shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.

Parashikohet po ashtu mjegull e dendur/mjegullinë/shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit/mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve të shiut e dëborës. Prezencë e ngricave përgjatë akseve rrugore, kryesisht në veri.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/8 Re shi diell
Kukës -5/0 Re borë diell
Lezhë 3/7 Re shi diell
Dibër -3/-1 Re borë diell
Durrës 4/12 Re shi diell
Tiranë 3/12 Re shi diell
Elbasan                2/11 Re diell
Berat 2/12 Re diell
Vlorë 4/12 Re shi diell
Korçë -4/2 Re borë diell
Gjirokastër -2/6 Re shi diell
Sarandë 6/12 Re shi diell
Share This