Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorit. Reshjet  e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe pritet të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe te territorit. Reshjet nga orët e mesditës fitojnë intensitet mesatar e në periudha afatshkurtra hera –herë të lartë kryesisht në zonën e jugut e verilindjes në formën e shtrëngatave afatshkurta. Në lartësitë mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët e mesatar ndërsa në Alpe stuhi bore ndërsa në zonat kodrinore me intensitet të ulët në formën e flokëve të borës. Mjegull e dendur / mjegullinë dhe shikim i reduktuar  për shkak të reshjeve.

Era pritet të fryjë me drejtim Juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 8-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era fiton shpejtësi 14- 28 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/8 Re shi/borë
Kukës -2/6 Re shi/borë
Lezhë 4/7 Re shi/flok bore
Dibër -3/2 Re shi/borë
Durrës 7/12 Re shi
Tiranë 4/10 Re shi/flok bore
Elbasan 4/9 ballë Re shi/flok bore
Berat 2/9 Re shi/flok bore
Vlorë 7/13 Re shi/bore
Korçë -1/4 Re shi/borë
Gjirokastër 1/8 Re shi/borë
Sarandë 6/11
Share This