Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.

Në zonën e Alpeve dhe në verilindje në lartësitë mbi 700-800 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht deri mesatar.

Në zonën e juglindjes priten reshje të dobëta dëbore në lartësitë mbi 1200 metra. Pas orëve të mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Mjegull e dendur/mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 8-14 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/12 Re shi diell
Kukës 1/6 Re shi/borë diell
Lezhë 6/13 Re shi diell
Dibër 2/5 Re shi/borë diell
Durrës 7/15 Re shi diell
Tiranë 6/15 Re shi diell
Elbasan 6/16 Re shi diell
Berat 7/16 Re shi diell
Vlorë 8/15 Re shi/borë diell
Korçë 4/8 Re shi borë
Gjirokastër 7/15 Re shi diell
Sarandë 8/16 Re shi diell
Share This