Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Moti sot (23 maj), parashikohet i kthjellët e gradualisht pritet të ketë shtim vranësirash të pakta deri mesatare kalimtare në pjesën më të madhe të territorit. Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore të territorit vranësirat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët.

Reshje shiu me intensitet të ulët gjithashtu pritet të ketë edhe në relievet e larta malore të zonës së jugut. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 17 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon pritet të jetë i forcës 2-4 ballë. /rtsh/

Share This