Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme shoqëruar me masa ajrore të thata e të ftohta.

Moti parashikohet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare e Ultësirës Perëndimore si dhe vranësira mesatare kryesisht në relievet malore në juglindje e lindje të territorit. Mjegull e dendur lokale/ mjegullinë në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.

Era parashikohet të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 10m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 6/16 Diell pak re
Kukës 3/9 Diell re
Lezhë 8/15 Diell pak re
Dibër -1/8 Diell re
Durrës 6/20 Diell
Tiranë 6/21 Diell pak re
Elbasan 5/18 Diell pak re
Berat 5/22 Diell pak re
Vlorë 7/18 Diell
Korcë 0/9 Diell re
Gjirokastër 3/18 Diell re
Sarandë 6/15 Diell
Share This