Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Ditën e diel (8 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh më të theksuara në zonën e veriut.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët do të bëhen prezentë që në orët e para në zonën e jugut dhe qendër.

Në zonën e jugut prej orëve të mesditës në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriut reshjet e shiut të izoluara në formë pikash dhe në relievet e larta malore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti do të jetë i valëzimit 1-2 ballë. /rtsh/

Share This