Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e alternime vranësirash kryesisht gjatë orëve të mesditës të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet do të arrijë shpejtësi 10m/s, shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik e Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore 4 deri 17°C

Në zonat e ulëta 8 deri 25°C

Në bregdet 10 deri 24°C

Share This