Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme me diell

Moti në Kosovë gjatë javës së ardhshme me diell

Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe relativisht i qetë, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, të hënën do të mbajë mot me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat minimale do të sillen mes 11-13 gradë Celsius, e maksimalet mes 28-30 gradë.

Mot kryesisht i ngjashëm do të mbajë edhe të martën e mërkurën.

Kurse të enjten moti do të jetë me diell e vranësira të pakta, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri 33 gradë Celsius. Të premten moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin mes 11-14 gradë Celsius e maksimalet mes 30-34 gradë.

“Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme , e lehtë deri mesatare. Indeksi UV mbetet i lartë , prandaj këshillohet që nga ora 9-17 të mos ju ekspozohemi rrezeve direkte të diellit. Riga shiu nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit, përjashtim bëjnë viset e larta malore ku atje mund të ketë ndonjë rigë e izoluar”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik.

Share This