Moti me diell, vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh

Moti me diell, vranësira, shi dhe shkarkime rrufesh

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë  dhe lokalsht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Share This