Shqipëri, moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, temperaturat me rënie
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranësira. Era do të jetë me drejtim veriperendim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 2/16°C
– Zonat e ulëta 3/22°C
– Zonat bregdetare 10/22°C