Mot `përvëlues`, temperatura deri 37 grad celsiues

Mot `përvëlues`, temperatura deri 37 grad celsiues

Në Kosovë sot do të ketë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37gradë celsius.

IHMK-ja ka njoftuar se  do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë thirrje për kujdes dhe shmangie të kontaktit direkt me rrezet e diellit, pasi temperaturat pritet të shkojnë deri në 37 gradë celsius.

Sipas IHMK-së “indeksi UV do të jetë shumë i lartë dhe parashihen rreth 60 orë me diell.

IHMK-ja ka rekomanduar që personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë , rroba me ngjyrë të lehta.

Share This