Mot me diell e vranësira të shpërndara

Mot me diell e vranësira të shpërndara

Situatë pothuajse e ngjajshme meteorologjike sikurse në ditët e kaluara do të vazhdojë të jetë në vendin tonë edhe gjatë ditëve të fundjavës.

Kjo sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vjen si pasojë e masave të ajrit me presion të lartë të bllokuara mbi vendin tonë.

Për ditën e sotme parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri 13gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-2m/s.

Share This