Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë fundjavës

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë fundjavës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) parashikon që gjatë vikendit, më 17 dhe 18 tetor, moti të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.

Të shtunën, temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 10 deri në 15 gradë. Të dielën, temperaturat minimale do të mbeten nga 0 deri në 3 gradë, kurse maksimalet do të rriten, duke arritur nga 13 deri në 17 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga verilindja të shtunën, ndërsa të dielën nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi të ulët.

Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme, por mëngjeset dhe mbrëmjet do të jenë të ftohta. Temperaturat e ulëta kërkojnë kujdes edhe për kulturat bujqësore të ndjeshme ndaj të ftohtit, veçanërisht në zonat ku mund të paraqiten ngrica të hershme.

Share This