Mot kryesisht me diell pritet sot, por jo shumë nxehtë

Mot kryesisht me diell pritet sot, por jo shumë nxehtë

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jo shumë i nxehtë për shkak të depërtimit të masave më të freskëta ajrore nga fronti i ftohtë ajror.

Në mëngjes mund të ketë ende vranësira dhe reshje lokale shiu, por gjatë paradites pritet stabilizim i plotë i motit me erëra të freskëta nga veriu.

Temperaturat pritet të luhaten nga 13 minimalja deri në 28 gradë Celsius – ajo maksimale në Dukagjin, transmeton GE.

Të premtën dhe të shtunën pritet mot kryesisht me diell dhe stabil. Të shtunën shumë nxehtë, por padite vonë në disa zona kodrinore-malore priten disa zhvillime.

Të dielën destabilizim i fuqishëm i atmosferës, me shtim të vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Share This