
Mot kryesisht i mirë gjatë javës, temperaturat deri në 17°C
Gjatë kësaj jave parashihet të vazhdojë mot i mirë, me intervale të gjata me diell dhe me riga të pakta shiu gjatë së hënës dhe të premtes.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale gjatë pesë ditëve pritet të lëvizin ndërmjet -1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të sillen nga 13 deri në 17 gradë Celsius.
Të hënën moti parashihet të jetë i vranët me intervale me diell. Vranësirat, vende-vende, mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 15 gradë Celsius.
Të martën do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale pritet të jenë nga -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 17 gradë Celsius.
Edhe të mërkurën do të mbajë mot i ngjashëm me një ditë më parë, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 15 deri në 18 gradë Celsius.
Të enjten do të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale do të sillen rreth 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 17 gradë Celsius.
Të premten moti do të jetë me intervale me diell dhe vranësira, ndërsa vende-vende parashihet të ketë riga shiu. Temperaturat minimale do të sillen rreth 0 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 13 deri në 15 gradë Celsius.


