Mot i vranët dhe me mundësi për reshje shiu në Kosovë

Mot i vranët dhe me mundësi për reshje shiu në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje shiu në disa zona.

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 5 deri në 9 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë.

Share This