
Mot i kthjellët, shtim vranësirash gjatë mbrëmjes
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se vendi ynë ditën e hënë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa në orët e mbrëmjes shtim vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në veriperëndim përgjatë maleve.
Era pritet të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-veri me shpejtësi mesatare 8 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë, raporton atsh.


