Mohamed Salah në garë për çmimin prestigjioz të PFA-së

Mohamed Salah në garë për çmimin prestigjioz të PFA-së

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është në mesin gjashtë lojtarëve të nominuar për çmimin prestigjioz “Lojtari i Vitit” nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA), të publikuar të premten.

33-vjeçari egjiptian ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, duke luajtur një rol kyç në triumfin e Liverpoolit në Premier League, me 29 gola dhe 18 asistime.

Salah tashmë ka fituar çmimin “Futbollisti i Vitit” nga Shoqata e Gazetarëve Sportivë në Angli (FWA), duke siguruar pothuajse 90% të votave, diferenca më e madhe e fituar në këtë shekull. Ai shihet si favorit i madh për të fituar edhe çmimin e PFA-së.

Në listën e ngushtë të të nominuarve ndodhen edhe emra të tjerë të mëdhenj të Premier League:

Alexis Mac Allister (Liverpool)

Declan Rice (Arsenal)

Cole Palmer (Chelsea)

Alexander Isak (Newcastle United)

Bruno Fernandes (Manchester United)

Fituesi i këtij çmimi pritet të shpallet në një ceremoni të veçantë në javët e ardhshme, ndërsa Mohamed Salah synon të shtojë një tjetër trofe individual në karrierën e tij brilante.

Share This