“M’kanë gju me hekra n’kry”, tiktokeri “Medi” konfirmon dajakun nga Noizy në Pejë, akuzon Stresin
Sot u raportua për një incident në Pejë, ku kishte ndodhur një rrahje brutale në një diskotekë. Siç u bë e ditur, dy grupe u përfshinë në një rrahje me motivet të cilat ende nuk dihen.
U tha se bëhej fjalë për grupin e reperit, Noizy i cili u përfshi me disa persona të tjerë në këtë rrahje.
Sipas burimeve, dy persona dyshohet se u sulmuan nga reperi shqiptar dhe 7 burra të tjerë – me boks hekuri. Personat e sulmuar nga grupi i reperit mësohet se ishin Muhamet Iseni, i njohur si Medi në TikTok dhe Bekim Hadërgjonaj.
Për këtë incident kanë folur edhe nga Prokuroria e Pejës.
E tiktokeri Muhamed Iseni, tashmë ka konfirmuar vet këtë rast në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe ngjarjen se si erdhi deri te rrahja.
Ai ka përmendur emrin e reperit Stresi, duke e akuzuar atë për ngjarjen e cila ndodhi.
“Bravo i qoftë Arkimendit si ma boni këtë kastile, ulu, ulu mos rri n’kambe, e mbyllën derën, i përzunën krejt çunat prej “backstages”. Si i kanë mbyll dyrtë, nji minut është i lartë, janë fut para, mbrapa edhe direkt m’kanë gju me hekra n’kry”, dëgjohet duke thënë “Medi” në një bisedë me Cllevion në TikTok. /ballkani.info