“Mitrovicë a i pe dy trima…”, Ganimete Musliu poezi për Sveçlën dhe Krasniqin
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ua ka kushtuar një poezi ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Musliu në Facebook me ironi i ka quajtur Sveçlën dhe Krasniqin “heroj”.
Postimi i plotë:
Mitrovicë a i pe dy trima
Mitrovicë a të rroku shungullima
A i pe oj në pritë
Në luftën qe su ndanë
Nënë plumbat e armikut
Sveçla e Elberti
këta dy trima partizan
Mitrovicë a ndieve moj
Dy trima dy heroj
Me ty o flamurtar
Nën yllin çlirimtar