
Milani humbet edhe ndaj Torinos
Milani pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, ka vazhduar me serinë e rezultateve negative edhe në Serie A.
Skuadra ‘Rossonere’ u mund në udhëtim tek Torino, me rezultat 2-1, të shtunën në kuadër të elitës së futbollit italian.
Torinezët arkëtuan tri pikë të mëdha në duel me milanistët.
Thiaw (5) me autogol kalojë Torinon në epërsi prej 1-0. Kuqezinjtë përmes Pulisic (33’) nga pika e bardhë barazoi rezultatin në 1-1.
Fitoren Torinos ia siguroi Gineitis (76’). Torinezët pas kësaj fitore kanë 31 pikë në vendin e 11-të, kurse, Milani renditet e shtata me 41 sosh.