Milan-Inter, Cafu tregon skuadrën favorite
Në kuadër të derbit të nesërm mes Interit dhe Milanit, braziliani Cafu ka folur në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’.
Ish-futbollisti i Milanit thotë se nuk e ka pritur një fillim kaq të vështirë të këtij sezoni për milanistët.
Ai beson se skuadra ‘Rossonere’ do të gjejë forcën që të kthehet të rezultate pozitive.
“Nuk e prisja një fillim kaq të vështirë, por ka kohë për t’u rikuperuar dhe jam i bindur që kjo skuadër do të marrë shumë pikë. Në këtë kuptim, derbi është një ndeshje shumë e rëndësishme. Duke fituar, Milani mund të arrijë Interin dhe të kthehet në luftë për titull, e besoj”, ka thënë ai.
Cafu thotë se Interi është favorit, por sipas tij, gjithnjë derbit mes këtyre dy skuadrave janë të paparashikuara.
“Pres një ndeshje të vështirë sepse do të kemi një ekip të fortë përpara. Interi është favorit? Renditja e thotë këtë, por derbi është… derbi, pra një ndeshje e paparashikueshme që mund të ndryshojë sezonin”, ka pohuar Cafu.