Mickoski prezantoi programin qeveritar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Mickoski prezantoi programin qeveritar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në ekspozenë e tij që e prezentoi para deputetëve në Kuvend, ka thënë se qeveria e re do të punoj për zhvillimin ekonomik të vendit dhe në luftën kundër korrupsionit.

“Duke filluar nga dita e martë paralajmëroj se do të ndodh një investim i ri, në vlerë prej më shumë se 400 milion euro dhe premtoi se do të rriten edhe pensionet. Po vjen ora kur shteti duhet të bëjë më shumë për qytetarët .Secili prej jush ka bërë gjithçka për shtetin tuaj,tani po vjen ora kur atdheu duhet të bëjë më shumë për çdo qytetar”, ka thënë Mickoski.

Pas prezentimit të ekspozesë nga mandatari,në Kuvend po zhvillohet një debat i ashpër mes deputetëve të pushtetit dhe atyre të opozitës.

Deputeti i Frontit Evropian, Skender Rexhepi ka thënë se kjo qeveri rrugëtimin politik e ka të gabuar.

“Padyshim do rrugëtojë në një drejtim i cili do i kushtojë çmim Maqedonisë së Veriut.
Këtë e them duke u bazuar në tre dimenzione e para është ofrohet prishje të ekuilibrit ndëretnik e dyta është majorizimi ndaj shqiptarëve”, ka thënë ai.

Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe i është kundërpergjigjur Rexhepit, duke i thënë se partnerët e tij  duhet të japin përgjigje për shumë gjëra.

“BDI-ja duhet të japë përgjigje për shumë pse, pse gjatë periudhës së qeverisjes 2020-24 nuk liruan asnjë të burgosur politik të vetmin që e liruat qe Nikolla Gruevski dhe e latë të ike në Shqipëri”, ka thënë ai.

Sipas rregullores së Kuvendit seanca mund të përfundoj më së voni deri në mesnatën e nesërme,varësisht nga numri i deputetëve të paraqitur për debat.

Qeveria e re do të ketë gjithsej 24 anëtarë, prej të cilëve, gjashtë do të jenë nga koalicioni VLEN. /rtk

Share This