Mexhiti: BDI duhet të pastrohet nga udhëheqja e korruptuar

Mexhiti: BDI duhet të pastrohet nga udhëheqja e korruptuar

Përfaqësuesit e VLEN-it në konferencë për media kanë folur për vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ta vendosur Artan Grubin në “listën e zezë”.

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, theksoi se SHBA-ja dëshmoi të gjithë atë që ata e kanë thënë më herët.

Mexhiti tha se BDI duhet të pastrohet nga udhëheqja e korruptuar, ndërsa Grubin e quajti këlysh të Nikolla Gruevskit dhe Sasho Mijallkovit.

“Kishim të drejtë kur luftonim kundër korrupsionit, kishim të drejtë kur i bënim thirrje BDI-së të pastrojë radhët e veta dhe kur i zbardhëm skenarët e tyre për të kthyer Gruevskit. SHBA-të dje edhe një herë dëshmuan se janë partneri më i rëndësishëm strategjik dhe drejtpërdrejtë na treguan problemet tona. Po të kishte pasur BDI fuqi të ballafaqohet me korrupsionin, Artan Grubi asnjëherë nuk do të ishte zv.kryeministër. Lidhjet e Grubit, e mesa duket edhe lidhjet e Ali Ahmetit me Sasho Mijallkiovin dje u konfirmuan edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit”, theksoi Mexhiti, raporton rtk.

Ai i ftoi institucionet vendore që të hetojnë të gjitha akuzat dhe të mbajnë përgjegjës zyrtarët që janë përfshirë në vepra kriminale.

Share This