Metsola takon Osmanin: Angazhimi në dialog duhet të çojë në përparim

Metsola takon Osmanin: Angazhimi në dialog duhet të çojë në përparim

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka bërë të ditur për takimin që ka zhvilluar me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Metsola ka theksuar se me presidenten Vjosa Osmanin kanë diskutuar për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane, duke theksuar se angazhimi në në dialog duhet të çojë në përparim.

Ajo ka përmendur edhe angazhimin e Kosovës ndaj Planit të Rritjes dhe për tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

“Me Presidenten Vjosa Osmani, diskutova për përpjekjet e Kosovës për një të ardhme evropiane. Përshëndeta angazhimin e vendit ndaj Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe integrimit gradual në tregun e përbashkët të BE-së. Angazhimi në dialogun Prishtinë-Beograd duhet të çojë në përparim ”, ka shkruar Metsola në platformën “X”, raporton rtk.

Share This