Messi, tre titujt që nuk ka arritur t’i fitojë
Inter Miami i Lionel Messit u eliminua çuditërisht nga play-offi i MLS pasi humbi 3-2 në shtëpi ndaj Atlanta United. Një disfatë e papritur, duke qenë se skuadra nga Florida ishte favorite për të fituar titullin pas dominimit të sezonit të rregullt. Për shkak të këtij rezultati negativ, argjentinasi nuk do të arrijë të ngrejë dot trofeun më të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga tre që nuk ka arritur të fitojë ende në karrierën e tij.
Gjatë 20 viteve të tij si futbollist profesionist, Messi mori pjesë në 16 turne të ndryshëm mes Barcelonës, Paris Saint-Germain, Inter Miami dhe kombëtares së Argjentinës, dhe në 13 prej tyre ai u kurorëzua kampion të paktën një herë.
Me Barcelonën (La Liga, Copa del Rey, Superkupa e Spanjës, Liga e Kampionëve, Superkupa e Evropës dhe Kupa e Botës për Klube) dhe ekipi kombëtar (Kupa e Botës, Copa América, Finalisimo dhe Olimpiada) fitoi gjithçka, diçka që nuk mundi ta bënte në Francë, ku humbi Kupën e Francës.
Në sezonin 2021/22 PSG u eliminua në 1/16 me penallti kundër Nice, ndërsa në sezonin 2022/23 u mund 2-1 nga Marseille edhe në 1/16. Trofeu tjetër që numri 10 nuk ka mundur ta fitojë është Kupa e Kampionëve CONCACAF: Inter Miami u eliminua në çerekfinale nga Monterrey. E fundit, padyshim, është Kupa MLS. Ai do të jetë në gjendje të provojë përsëri pas disa muajsh.