Messi: Shpresoj që Barcelona të kthehet siç ishte
Lionel Messi është i zhgënjyer që nuk mund ta shohë Barcelonën si në kohët e vjetra, me sukseset që e shoqëruan gjatë gjithë karrierës së tij. Lojtari i Inter Miami shprehu të gjithë hidhërimin e tij në një intervistë për Mundo Deportivo, duke shpresuar se një ndryshim mund të vijë së shpejti.
“Ajo që mbaj mend më shumë janë sukseset që kemi arritur së bashku, nga periudha me Guardiolën në stol e deri te ‘Tripleta’ me Luis Enrique, përmes Ligës së Kampionëve të fituar me Ronaldinhon në 2006 në vitin e gjashtë titujve”.
“Shpresoj se Barcelona mund të kthehet në atë që ishte. Do të ishte mirë ta shihje të fitonte përsëri kampionatin, kupën dhe Ligën e Kampionëve ose të paktën të ishte në garë deri në fund”, nënvizoi Messi.
“Guardiola dhe Ronaldinho janë dy persona që kanë ndikuar më shumë në rrugën time. Me Pep kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme, ndërsa Ronaldinho më ka ndihmuar shumë në momentet e mia të para në ekipin e parë”.
“Padyshim që i kujtoj edhe shokët e mi të skuadrës, nga Iniesta dhe Xavi e deri te tre ata që luajnë me mua në Amerikë: Sergio Busquets, Jordi Albi dhe Luis Suarez”.