
Meslier dëshiron transferimin në Itali, Inter dhe Milan pas tij
Portieri i Leeds United, Ilan Meslier, mund të ndryshojë ambient qysh në janar.
‘Gardiani’ francez angleze dëshiron transferimin në Serie A.
Meslier nuk ka luajtur asnjëherë këtë sezon për Leeds dhe është i gatshëm të largohet nga Elland Road.
Sipas “Tuttosport”, agjenti i tij, Pini Zahavi, po punon për të finalizuar një transferim në një nga klubet më të njohura italiane.
Inter Milan dhe AC Milan janë shfaqur si klubet më të interesuara, duke pasur një marrëdhënie të mirë me Zahavi.
Problemi kryesor mbetet mënyra e transferimit: Leeds kërkon ta shesë Meslier gjatë janarit, ndërsa Milan dhe Inter preferojnë një transferim të lirë në verë.
Situata në portat e Milanit duket e ndërlikuar: AC Milan pritet të humbasë Mike Maignan, si lojtar të lirë gjatë verës që vjen, ndërsa Inter kërkon zëvendësues për 36 vjeçarin Yann Sommer.


