Mesazh fundviti nga presidentja Osmani në Shtabin e FSK-së: Mirënjohje për shërbimin ndaj vendit

Mesazh fundviti nga presidentja Osmani në Shtabin e FSK-së: Mirënjohje për shërbimin ndaj vendit

Në përmbyllje të vitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar sot Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Presidentja u prit nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, së bashku me stafin e Shtabit të Përgjithshëm.

Gjatë vizitës, sipas njoftimit zyrtar të FSK-së, para presidentes u raportua për aktivitetet dhe angazhimet që kjo forcë po realizon në të gjitha fushat e veprimit dhe kapacitetet e saj.

Me këtë rast, Osmani ka vlerësuar lart përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe ka përcjellë urimet e saj për vitin e ardhshëm.

“Presidentja Osmani uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së për angazhimin e tyre në shërbim të vendit dhe uroi që viti 2026 të jetë një vit i sukseseve dhe i arritjeve në të gjitha fushat e zhvillimit të FSK-së”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Vizita e presidentes vjen në kuadër të aktiviteteve të fundvitit dhe rikonfirmon mbështetjen institucionale për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe rolin e saj në sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Share This