Merr fund “aventura” te Napoli, “ylli” meksikan pranë rikthimit në Holandë
Arriti të ishte pjesë e “historisë”, duke u shpallur kampionët me “blutë” e Napoli dhe tashmë është shumë pranë “lamtumirës” me këta të fundit.
Bëhet fjalë për anësorin meksikan Hirving Lozano, i cili është shumë pranë rikthimit te skuadra e tij.
Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, 28-vjeçari do të luajë sezonin e ardhshëm te holandezët e PSV, me këta të fundit që do t’i paguajnë kampionët e Italisë, plot 15 milionë euro plus bonuset, për kartonin e meksikanit.
Ndërkaq, kujtjomë se Lozano u transferua te Napoli për shifrën e 40 milionë eurove, po nga PSV. Gjatë “aventurës” së tij, te “blutë” e Italisë, meksikani zhvilloi 155 përballje, në të cilat shënoi 30 gola dhuroi 17 asistime, si dhe arriti të fitojë 1 Serie A dhe 1 Kupë të Italisë.